Reagon Drejtoria e Inspeksionit në Viti pas publikimit te artikullit botuar nga kosova.info

Pas publikimit të shkrimit me titull: “  Skandaloze/ Komuna e Vitisë mohon qasjen në dokumente zyrtare: Ndërtime pa leje në Viti, kritika për favorizim dhe mosndëshkim” reagoi drejtoria e inspektoratit në Komunën e Vitisë, e cila pranoi se problemet lidhen ngushtë me ato që kishim publikuar, një reagim i vonuar pas pritjeve të gjata për një përgjigje, duke bërë edhe shkelje ligjore, duke mohuar qasjen në dokumentet zyrtare, por asgjë nga ajo që është publikuar në artikullin e kosova.info nuk është mohuar, andaj kjo qasje dhe ky reagim dëshmon problemet që janë konstatuar gjatë hulumtimit.

Reagimi i plotë:

“Reagim nga Drejtoria e Inspeksionit në Viti lidhur me shkrimin me titull: “  Skandaloze/ Komuna e Vitisë mohon qasjen në dokumente zyrtare: Ndërtime pa leje në Viti, kritika për favorizim dhe mosndëshkim”

Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, drejtoria për Inspekcion në Viti, dëshiron të informoj lidhur me problematikën e ndërtimeve pa leje si dhe mbindërtimeve pa leje  në komunën e Vitisë të paraqitur nga mediumi Kosova.info me datën: 09.12.2022 me titullin: “Skandaloze/ Komuna e Vitisë mohon qasjen në dokumente zyrtare: Ndërtime pa leje në Viti, kritika për favorizim dhe mosndëshkim.

Si drejtori jemi të vetëdijshëm se kjo dukuri është shqetësues dhe është duke përcjellë komunën tonë që një kohë të gjatë, prandaj lidhur me këtë dukuri, Ne i kemi marrë masat e duhura ligjore,  me rastin e që kemi hasur në ndërtime dhe mbindërtimeve pa leje. 

Janë kryere vazhdimisht inspektime të rregullta në qytetin e Vitisë dhe nëper fshatra, si dhe është bërë ndërprerja e punimeve me shumë vështirësi,  e jo rrallë herë duke na shoqëruar edhe pjesëtarët policor gjat inspektimeve.  Për këtë ne kemi edhe procesverbalet e inspektimeve dhe vendimet për ndërprerjen e punimeve.

Në momentin që qytetari apo investitori nuk e respekton vendimin për ndërprerjen e punimeve dhe i zhvendos apo i largon shenjat e inspeksionit (shiritin për ndërprerjen e punimeve) Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Vitisë bënë Kallëzim Penal në Prokurorinë Themelore në Gjilan për dy vepra penale: Ndërtim pa leje dhe largim të shenjave zyrtare të Inspeksionit te cilat vepra penale jan të dënueshme edhe me burgim, nderitm pa leje deri ne 5 vite burgim dhe heqja e shitrit shtetror deri ne 3 vite, dhe tani me rastin merret Prokuroria.

Sa i përket dyshimeve që janë hasur në shkrimin tuaj, këto të gjitha mund të vërtetohen me dokumente zyrtare, vetëm se duhet të ruhet konfidencialiteti i dokumentit zyrtar sipas ligjit.”

Me shum sinqeritet: Adnan Imeri

Go to TOP