Reagimi i DASh-it, Kandiq: Edhe Zoti i ka çuar duart nga Serbia

Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka reaguar pasi Departamenti Amerikan i Shtetit ka shprehur shqetësimet për të propozuarit për poste në qeverinë e Serbisë.

DASH-i ka shprehur shqetësimet pas propozimeve që të sanksionuarit nga thesari amerikan të jenë pjesë e qeverisë së re, Aleksandër Vulin dhe Nenad Popoviq.

Për këtë reagim, Kandiq ka shprehur zhgënjimin e saj për mungesën e ndonjë veprimi nga Serbia.

“Departamenti i Shtetit është i zhgënjyer që dy persona nën sanksione janë propozuar për poste në Qeverinë e Serbisë, dhe ne?”, ka shkruar ajo në X.

Go to TOP