Rasti “Drenasi”: Prokuroria e ndërron kualifikimin për avokatin Halilaj, thotë se nuk u takua asnjëherë me vajzën

Siç kemi pas rast të shohim nga mediat vendore dhe ato ndërkombëtare për rastin “Drenasi”, lidhur me ngacmimin seksual të një të miture, ku ishin involvuar shumë presona, në mesin e tyre dhe ai që e lajmëroi rastin, Gazmend Halilaj, i cili ende po ballafaqohet me drejtësinë në lidhje me këtë rast, edhe pse provat dëshmojnë pafajësinë e tij. Ndër ato kryesoret, vetë deklarata e viktimës për media, ku kishte deklaruar se nuk ishte takuar asnjëherë me Gazmend Halilaj.

Sipas burimeve të Kosova.info, tani edhe prokuroria e ka ndërrua kualifikimin për avokatin Halilaj, ku thotë se, kurrë nuk është takuar Gazmend Halilaj me viktimën, por njëherë i kishte kërkuar një audio incizim të një profesori.

Në lidhje me të gjitha skandalet që i nxori zotëri Halilaj në shesh, u ballafaqua me padrejtësinë e Kosovës. I njëjti kishte pas atentat me breshëri plumbash në hyrje të shtëpisë së tij dy vite më parë ku kishte mbetur i plagosur. /Kosova.info/

Go to TOP