Rashica u kthehet golave, ja më çfarë notë është vlerësuar ylli dardan

Sulmuesi i krahut i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, i është rikthyer shënimit të golave në Superligën turke.

Rashica ishte titullar te Besiktasi në përballje me Çaykur Rizespor, ku shënoi gol në minutën e 65-të për fitoren e radhës 3:2 të ekipit të tij.

Këto tre pikë e pozicionojnë Besiktasin e Rashicës në pozitën e 5-të me 54 pikë, vetëm një pikë më pak se sa pozita që dërgon në garat evropiane.

Miloti, për performancën e tij mbresëlënëse është vlerësuar me notën 7.9.

Go to TOP