Raci për intervistën e Hovenier në Rubikon: Do doja që politikanët kosovarë ta shikonin dy herë deri nesër

Analisti Gazmir Raci, po thotë që politikanët në Kosovë, duhet ta shohin dy herë intervistën e dhënë në Rubikon me Adriatik Kelmendin, të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier.

Sipas tij, kjo meqë, intervista e tij, do të ishte një udhërrëfyes për punët që i takojnë Kosovës për t’i bërë tutje, përcjell klankosova.tv.

”Do të doja që ketë intervistë politikë bërësit tanë në Kosovë nga sonte deri nesër ta shihnin dy herë sepse e konsiderojë si një udhërrëfyes për punët që i takojnë Kosovës për të bere në periudhën në vazhdim”.

”Ishte shumë i rëndësishëm konfirmimi i ambasadorit amerikanë për sigurinë e Kosovës për shkak të luftës në Ukrainë dhe sigurisë së popullit nga rreziqet që na kanosen nga ana e Rusisë, konfirmimi i tij që Kosova është e sigurte, kjo është shumë e rëndësishme për popullin e Kosovës në kohën kur jemi në një luftë të fake news nga ana e Rusisë e tjetra ishte e rëndësishme tek mandati i zotit Lajçak kur u pyet për rolin e tij, ambasadori e konfirmojë që zoti Lajçak është ndërmjetës i BE-së dhe ka mandat për të normalizuar raportet ndërmjet Kosovës e Serbisë jo për të negociuar statusin, kjo është e rëndësishme dhe kjo të lidhë me kërkesën amerikane për njohjen e ndërsjellët që është shumë e rëndësishme apo njohjen në qendër të dialogut”.

”Lajçak është një nga personat që ka qasje të drejtpërdrejtë në lidershipin e bashkimit Evropian dhe për shtetet anëtare të Bashkimit Evropian ka pas funksione të rëndësishme në shtetin sllovak madje edhe në kombet e bashkuara, kam konsideruar që është njeri i duhur në momentin e duhur”.

”Diçka që ishte e rëndësishme për mua në ketë intervistë kishte të beje me çështjen e gazit ku ambasadori thotë që nuk pati një refuzim nga qeveria mirëpo një mos gatishmëri”.

”E rëndësishme për mua ishte edhe konfirmimi që kryeministri Kurti gjatë vizitës që e kishte në Amerikë pati dy takime të rëndësishme me dy njerëz në kuadër të kabinetit të presidentit Biden e që për mendimin tim janë dy njerëzit  që bëjnë strategji, bëjnë road map-a që po i quajmë kohët e fundit për politikën amerikane për Ballkanin Perëndimor”.

Go to TOP