Raportohet se Trump ndërpreu bisedimet me liderët evropianë për t’i telefonuar Putinit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ndërpreu bisedimet e tij në Uashington me liderët evropianë për t’i telefonuar presidentit rus, Vladimir Putin, tha një diplomat i BE-së për agjencinë Reuters.

Sipas diplomatëve, bisedimet do të vazhdojnë pas thirrjes telefonike, të cilën Trump fillimisht kishte thënë se do ta zhvillonte pasi të konsultohej me liderët evropianë.

Gazeta gjermane Bild raportoi e para për këtë telefonatë.

Në Uashington, presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky e shoqërojnë liderët e Gjermanisë, Britanisë, Francës, Italisë, Finlandës dhe të Bashkimit Evropian, si dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s.


Go to TOP