Raporti 24-orësh i Policisë: Gjashtë raste të dhunës në familje

Sipas raportit të përditshëm të Policisë së Kosovës, gjashtë raste të dhunës në familje janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Nga një rast është raportuar në komunat Fushë Kosovë, Lipjan, Prizren, Istog, Graqanicë dhe Gllogoc.

Në komunën e Prizrenit raportohet se dy meshkuj kosovarë janë dërguar në mbajtje pasi të njëjtit kanë ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Po ashtu,  në Fushë Kosovë një person është dërguar në mbajtje pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje dhe i ka shkaktuar lëndime asaj.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare, të cilës i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, theksohet në raportin e PK-së.

Ndërkaq, në Istog është raportuar një rast më ndryshe pasi një mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj një mashkulli tjetër, e i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili në gjendje të dehur në shtëpi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”.

Në komunën e Lipjanit gjithashtu një mashkull ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje dhe i njëjti ndodhet në mbajtje.

 “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të PK-së.

Ne Graqanicë është raportuar po ashtu një rast i dhunës në familje, që pas një mosmarrëveshje mashkulli ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje. Por, që sipas prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj saj. Lidhur me rastin është kontaktuar dhe intervistuar i dyshuari  i lartcekur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”.

Ndërkaq, në Gllogoc është arrestuar një person pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe e ka kanosur një grua, të cilës më pas i është nevojitur tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe e ka kanosur viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.

Go to TOP