Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë, jetonte i vetëm

Një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Prishtinë, ndërsa është bërë e ditur se jetonte i vetëm.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti është raportuat të enjten derisa është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ka rreth një javë që nuk ka kontaktuar me viktimën mashkull kosovar i cili jetonte vetëm në shtëpi. Është hapur dera e shtëpisë së tij dhe është hasur viktima i shtrirë në tokë, nga stafi mjekësor i emergjencës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Go to TOP