Ramush Haradinaj vaksinohet, fton qytetarët ta bëjnë të njëjtën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka marrë vaksinën kundër COVID-19.

Ai është vaksinuar me Pfizer në QKMF-në e Deçanit, derisa iu ka bërë thirrje edhe qytetarëve që të vaksinohen për ta mbrojtur veten dhe të tjerët.

Haradinaj vlerësoi punën e stafit shëndetësor në këtë qendër mjekësore, veçanërisht gjatë menaxhimit të krizës së helmimit që ndodhi ditë më parë në Deçan.

“Në kuadër të përballjes me virusin Covid19, sot u vaksinova me shpresë që të mbrohemi dhe të kemi sa më pak infeksione në vend. Për vlerësim dhe mirënjohje të lartë për punën e palodhshme të QKMF “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan, veçanërisht gjatë menaxhimit të krizës së helmimit të mbi 2000 qytetarëve, dozën time të parë të vaksinës Pfizer-BioNTech e mora pikërisht në këtë institucion shëndetësor. Vaksinohu edhe ti. Mbroj veten dhe të tjerët!”, ka shkruar ai në Facebook.

Go to TOP