Ramush Haradinaj liston 10 top prioritetet e “Kosovës Fituese”

Kandidati i AAK’së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka treguar se cilat janë 10 prioritetet e tij nëse ai arrin të bëhet kryeministër.

Ai ka përmendur anëtarësimin e Kosovës në NATO, rritjen ekonomike deri në 7 për qind, 1 miliard euro për bizneset e reja dhe ato prodhuese- eksportuese.

Këto janë 10 prioritetet e Haradinajt:

1.Kosova direkt në NATO – miqësi e përhershme me ShBA dhe BE.
2. Rritje ekonomike deri në 7%.
3. 1 Miliard euro për biznese të reja dhe ato prodhuese-eksportuese.
4. Pagë mesatare 1000 dhe pensione mbi 500 euro.
5. Buxhet për përmbylljen e projekteve rrugore që kanë mbetur në gjysmë dhe autostradën e Dukagjinit.
6.1500 MË energji e prodhuar në Kosovë.
7. Qendra Kombëtare për Inovacion dhe Teknologji.
8. 6% e GDP për edukim e arsim – reformë e thellë e sistemit shëndetësor.
9. Mërgata pjesë e vendimmarrjes e me status të investitorëve strategjikë.
10. Pension pa shkëputje nga puna për çlirimtarët.

Go to TOP