Ramosaj: Këshilli i Bashkësisë Islame në Deçan është shembull i punës dhe përkushtimit të drejtë

Kandidati për Kryetar të Deçanit nga radhët e AAK-së edhe për një mandat, Bashkim Ramosaj, ka vizituar sot Këshillin e Bashkësisë Islame në këtë qytet. Ai tha se ky institucion është shembull i punës dhe përkushtimit të drejtë, në shërbim të besimtarëve Islam.

“Sot, gjatë vizitës në këtë institucion të respektuar, dhe të rëndësishem, isha mëse i nderuar me mikëpritjen e Kryetarit z.Rasim Bytyqi me imamët e nderuar të komunës sonë, me të cilët kisha kënaqësinë të vizitojmë Xhaminë e vjetër të qytetit të Deçanit, e cila sikurse shumë xhami të tjera, ishte vatër e rezistencës kombëtare gjatë viteve të 90-ta!” shkruajti Ramosaj në një postim në Facbook.

Kryetari aktual i Deçanit tutje shtoi se ka shprehur falenderimin e tij për punën dhe angazhimin e imamëve të qytetit që udhëheqë si dhe u shpreh mirënjohës për bashkëpunimin e tyre.

“Ndihem i lumtur, që gjatë qeverisjes sime, për herë të parë, komuna e Deçanit, me propozim- vendimin tim, ka filluar implementimin e marrëveshjes për të kryer obligimet mortore nga komuna, për gjithë qytetarët e komunës sonë!”

Kurse sipas Ramosaj Këshilli i Bashkësisë Islame është shembull  i kultivimit të Islamit në parimet e shëndosha, siç e thotë libri i shenjtë, Kurani dhe tradita profetike.

Go to TOP