Ramiz Lladrovci reagon sërish: Kamerat e sigurisë vërtetojnë se jemi përshëndetur si miq, nuk ka pasur as konflikt as sulm

Kryetari i Komunës së Drenasit dhe kandidati për kryetar të kësaj komune, Ramiz Lladrovci ka thënë se lajmi se ka sulmuar fizikisht një kandidat të një subjekti tjetër politik është i rremë.

Lladrovci thotë se kamerat e sigurisë mund të verifikojnë gjithçka çfarë ka ndodhur.

Ai thotë se në hyrje të një lokali, me kandidatin në fjalë është përshëndetur dhe secili ka shkuar në rrugën e tij. Ai thotë se s’ka pasur sulm e as tendencë për sulm.

“E vetmja e vërtetë është se jemi përshëndet dhe jemi ndarë si miq, asgjë më shumë. Nuk ka pasur kurrfarë konflikti as sulmi fizik. Kjo është tendencë për viktimizim të një subjekti garues që pas fushatës tonë të shkëlqyer po përpiqet të marrë vëmendjen. Ky inskenim gjatë heshtjes zgjedhore bëhet me qëllim të caktuar.”, thotë Lladrovci.

Ky është reagimi i plotë i tij:

Qytetarë të komunës së Drenasit,Sonte në disa portale lokale dhe profile të rrejshme në facebook, u promovua një lajm gjoja se unë kam sulmuar një kandidat nga një subjekt tjetër politik.Kamerat e sigurisë janë në vendin e ngjarjes dhe mund të verifikohet lehtë se krejt çka ka ndodhur. Në hyrje të një lokali, me këtë kandidat të cilin e kam përkrahur për zgjedhjet parlamentare, jemi përshëndet dhe secili ka shkuar në drejtimin e vet.Ju njoftoj se as nuk ka pasur sulm as tendencë për sulm ndaj ish kandidatit për kuvend nga PDK, tash anëtar i një subjekti tjetër politik.E vetmja e vërtetë është se jemi përshëndet dhe jemi ndarë si miq, asgjë më shumë. Nuk ka pasur kurrfarë konflikti as sulmi fizik.Kjo është tendencë për viktimizim të një subjekti garues që pas fushatës tonë të shkëlqyer po përpiqet të marrë vëmendjen.Ky inskenim gjatë heshtjes zgjedhore bëhet me qëllim të caktuar.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të brendshme

https://www.facebook.com/ramizlladrovci/photos/a.1820224444916329/3089895274615900/

Go to TOP