Kurti për Shpëtim Robaj: Mjek i luftëtarëve, humanist dhe atdhetar i madh

Në 24- vjetorin e rënies në krye të detyrës së mjekut hero, dr. Shpëtim Robaj, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim familjen Robaj. 

Në takim u rikujtua jeta dhe vepra e mjekut Shpëtim Robaj, që ra mes Abrisë dhe Likocit më 30 shtator të vitit 1998, duke shkuar në ndihmë të të plagosurve të masakrës në Abri të Drenicës. 

Kryeministri Kurti e vlerësoi doktor Shpëtimin, mjekun e luftëtarëve, si humanist dhe atdhetar të madh. 

Në takim ishin të pranishëm: znj. Hyrije Robaj, e ëma e dr. Robaj, së bashku me znj. Firdes Robaj, bashkëshortja e dr. Robaj, së bashku me djalin Memli, me bashkëshorten Artë dhe djalin Shpëtim, si dhe znj. Afërdita Vllasolli, motra e dr. Shpëtimit. /Kosova.info/

Go to TOP