Rama uron Kosovën: Hap historik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Kosovën që Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKiE) miratoi Opinionin pozitiv për anëtarësimin e Kosovës si shtet anëtar.

Ai ka falënderuar të gjithë miqtë e partnerët e Asamblesë Parlamentare, që mbështetën në hedhjen e këtij hapi të drejtë, i cili i dha Kosovës çka i takonte dhe i bëri nder vetë Këshillit të Evropës.

“Urime, urime, urime nga zemra Kosovës dhe faleminderit të gjithë miqve e partnerëve në Asamblenë Parlamentare, që na mbështetën në hedhjen e këtij hapi të drejtë, i cili i dha Kosovës çka i takonte dhe i bëri nder vetë Këshillit të Evropës”, ka shkruar Rama në Facebook.

Tutje ai ka thënë se tani hapi i fundit historik është në maj, në Komitetin e Ministrave, ku të gjithë duhet të bëjnë të vetmen gjë të duhur: “Vulosjen e këtij anëtarësimi pa të cilin mozaikut evropian të Këshillit të Evropës i mungon një gur i pamohueshëm dhe i pazëvendësueshëm Kosova”. /Kosova.info/

Go to TOP