Erdhi nga Gjermania për pushime në Kosovë, ndërron jetë papritur i riu Leotrim Jashari nga Prekazi i Poshtëm
Një ngjarje e pikëlluar sot për familjen Jashari dhe banorët e Prekazit të Poshtëm të Skenderajt.
Leotrim Jashari ka ndërruar jetë papritur në moshën 25 vjeçar. Sipas të afërmve të të ndjerit, të cilët folën për portalin SkenderajLive, ai jetonte me familjen në Gjermani dhe kishte ardhur që një javë në Kosovë për pushime.
Të afërmit bëjnë të ditur se Leotrimi u gjet pa shenja jete në banesë në Mitrovicë, dhe nuk kishte shfaqur më parë probleme shëndetësore, ndërsa vdekja e tij ka ardhur krejtësisht papritur, duke lënë në pikëllim të thellë familjen, miqtë dhe të afërmit.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, më 13 korrik 2026, në ora 17:00, në varrezat e Lagjes Jashari, në Prekaz të Poshtëm të Skenderajt.
