LDK: Ky është moment historik

Lidhja Demokratike e Kosovës i gëzohet lajmit të votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarësimin e  Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Ky është moment historik i konsolidimit dhe integrimit të shtetit të Kosovës përkrah shteteve demokratike perëndimore. Mirëpresim dhe aprovimin final nga Komiteti i Ministrave të Jashtëm të shteteve anëtare të KE-së në maj të këtij viti”, theksoi ky subjekt.

LDK në veçanti falënderon dhe i është mirënjohëse Partive Popullore Evropiane në këtë vendim historik për tu njohur kjo e drejtë qytetarëve tanë. E drejta e Kosovës dhe popullit tonë për vend të barabartë mes popujve dhe institucioneve evropiane është e drejtë historike. Anëtarësimi ynë i shërben demokracisë dhe lirive njerëzore në rajon dhe më gjerë.

“LDK do të angazhohet fuqishëm në anëtarësimin e Kosovës në të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë, në BE e në NATO”. /Kosova.info/

Go to TOP