DEKLARATË PUBLIKE E KËSHILLIT GLOBAL TË IMAMËVE (GIC) QË DËNON SULMIN TERRORIST TË IRANIT

Duke u mbështetur në autoritetin e dhënë në Këshillin Global të Imamëve nga Seminaret Islamike të Qyteteve të Shenjta Islame të Naxhafit dhe Qerbelasë, ne dënojmë në termat më të ashpër të mundshëm sulmin terrorist të kryer nga regjimi jo-islamik pushtues i Iranit më 13 prill, 2024.

Vala e dronëve dhe raketave të hedhura nga regjimi (iranian) jo vetëm që ka sjellë një fazë të re tensioni, pasigurie dhe konfrontimi në Lindjen e Mesme, por gjithashtu ka vënë në shënjestër Tokën e Shenjtë dhe ka vënë në rrezik serioz objektet fetare, përfshirë Xhaminë Al-Aqsa.

Këshilli Global i Imamëve hedh poshtë pretekstin e vetëmbrojtjes së regjimit dhe ne nënvizojmë historinë e tij të sponsorizimit të terrorizmit, strehimit të organizatave terroriste dhe shfrytëzimit të xhamive, faltoreve të shenjta dhe objekteve diplomatike për të strehuar terroristët e tij. Për katër dekadat e fundit, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka qenë burimi kryesor i terrorizmit islamik në botë, me liderin e tij Ali Khamenei që financon organizatat që nuk kufizohen vetëm në Hamasin, Hezbollahun, Huthit të Jemenit; si dhe strehimin e anëtarëve të Al-Qaedës në territorin iranian.

Ky përshkallëzim dhe kërcënim i luftës së hapur kërcënon sigurinë dhe stabilitetin e miliona muslimanëve, duke na detyruar ne, si prijës fetarë, të denoncojmë regjimin në Iran dhe të kërkojmë llogari për aktet e tij terroriste në emër të Islamit.

Për më tepër, Këshilli Global i Imamëve u kërkon të gjitha demokracive që ende nuk e kanë kualifikuar Gardën Revolucionare Islamike (IRGC) si një organizatë terroriste që ta bëjnë këtë menjëherë në përgjigje të këtij sulmi flagrant.

Nënshkruesit:
1) Bordi drejtues i GIC
2) Komiteti i Lartë i Imamëve të GIC
3) Komiteti këshillues i GIC
4) Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të GIC
5) Këshilli për Çështje Urgjente i GIC (295 anëtarë, të cilët përfaqësojnë 38 shtete).

Go to TOP