Rama: Unë veç jam pjesë e LDK-së

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se ai është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Deklarata e Ramës vjen si reagim ndaj kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili javën e kaluar kishte kritikuar atë, duke thënë se “e ka bërë të famshëm kur askush nuk e njihte”.

“Këtë mundemi me vendos ju. LDK ka qenë bashkë dhe duhet me vazhdu me qenë bashkë. Kjo është ajo që duhet të ndodhë, nuk është për një person, as për mua as për dikë tjetër. Është për me mbrojtë demokracinë, me luftu autokracinë. Këto janë temat. Nuk janë a është ky a është ai. Veç jam pjesë e LDK-së”, u shpreh Rama para gazetarëve.


Go to TOP