Rama takime në SHBA me Nuland: Folëm për planin e fuqizimit të mbrojtjes kibernetike

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në SHBA është takuar me nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA, Victoria Nuland me të cilën kanë folur për disa çështje.

Përmes një postimi në Facebook, Kryeministri Rama bën të ditur se u fol për kërcënimet kibernetike dhe disa çështje të tjera si:

  • porti i ri tregtar të Durrësit dhe bazën e re ushtarake detare,
  • kriza energjetike dhe solidaritetin mes vendeve të aleancës pro Ukrainës për përballimin e saj,
  • roli i Shqipërisë në rajon,
  • Ballkani i Hapur si platformë paqeje dhe nevojën për përparim thelbësor në dialogun Kosovë-Serbi.

New York – Me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA, Victoria Nuland, për agresionin iranian dhe planin e përbashkët të fuqizimit të mbrojtjes kibernetike; portin e ri tregtar të Durrësit dhe bazën e re ushtarake detare; krizën energjitike dhe solidaritetin mes vendeve të aleancës pro Ukrainës për përballimin e saj; rolin e Shqipërisë në rajon, Ballkanin e Hapur si platformë paqeje dhe nevojën për përparim thelbësor në dialogun Kosovë-Serbi”, shkruan Rama.

Në SHBA ndodhet edhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka e cila ka marrë pjesë në takimin Ministror “Formësimi i sigurisë kibernetike globale, një thirrje për veprim për të promovuar sjelljen dhe kapacitetin e përgjegjshëm të shtetit”. Sipas ministres kërcënimet kibernetike përveçse janë komplekse sa vijnë e shtohen.

“Diskutim i frutshëm në takimin ministror “Formësimi i sigurisë kibernetike globale një thirrje për veprim për të promovuar sjelljen dhe kapacitetin e përgjegjshëm të shtetit”. Kërcënimet kibernetike janë komplekse, shkatërruese, kërcënuese dhe gjithnjë e më të shpeshta.

Shqipëria sapo ka përjetuar një sulm brutal të sponsorizuar në shkallë të gjerë nga një shtet i caktuar. Është thelbësore të përmirësohet bashkëpunimi dhe partneriteti dy dhe shumëpalësh dhe të investohet në sigurinë kibernetike”, ka shkruar ministrja Olta Xhaçka.

Go to TOP