Rama: Subvencionet tani më afër qytetarëve në 18 bashkësi lokale

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se nga 3 janari 2025, qytetarët do të mund të aplikojnë për subvencione në 18 bashkësi lokale duke sjellë shërbimet më afër komunitetit.

“Ky është një hap për të lehtësuar aksesin dhe për të ofruar shërbime më të mira për të gjithë banorët, në lagjet e tyre,” deklaroi Rama.

Subvencionet do të jenë të vlefshme për sektorët:

Shëndetësia: Projekte për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe mbështetjen e individëve në nevojë;

Mirëqenia Sociale: Nisma që ndihmojnë grupet e margjinalizuara dhe mbështesin komunitetin dhe

Bujqësia: Mbështetje për fermerët dhe zhvillimin rural në zonat përreth kryeqytetit.

Banorët mund të drejtohen në bashkësitë e tyre lokale për të aplikuar dhe për të marrë informacionin e nevojshëm.

Kjo nismë synon të thjeshtojë procesin e aplikimit dhe të sigurojë që ndihma të arrijë tek ata që kanë më shumë nevojë. Për më shumë detaje, qytetarët mund të vizitojnë faqen zyrtare të Komunës së Prishtinës ose të kontaktojnë bashkësitë lokale. /Kosova.info/


Go to TOP