Rama shpreh ngushëllime për tragjedinë në Jabllanicë të Gjakovës: një përgjegjësi e përbashkët për sigurinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta për tragjedinë e rëndë që ka ndodhur në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, ku tre fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së një shtëpie të pabanuar.

“Në këto momente jashtëzakonisht të vështira, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e fëmijëve të ndjerë. Urojmë që ata të gjejnë forcën dhe mbështetjen e nevojshme për të përballuar këtë fatkeqësi të madhe,” ka deklaruar Rama.

Ai theksoi se kryeqyteti shpreh gatishmërinë për të ofruar çdo ndihmë të mundshme për siguri dhe emergjenca që mund t’i nevojiten Komunës së Gjakovës.

“Kjo tragjedi na kujton përgjegjësinë tonë të përbashkët për të krijuar një mjedis më të sigurt për të gjithë,” shtoi Rama, duke shprehur solidaritetin e tij me familjet, miqtë dhe të afërmit e viktimave. /Kosova.info/


Go to TOP