Rama shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Imri Mustafës
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur ngushëllimet e tij të thella pas lajmit për ndarjen nga jeta të kolegut të tij, Imri Mustafa. Përmes një mesazhi publik, Rama vlerësoi Mustafa si një njeri të jashtëzakonshëm dhe një koleg të përkushtuar.
“Me trishtim të thellë morëm lajmin për humbjen e kolegut tonë, Imri Mustafa. Në emrin tim dhe të gjithë ekipit të Kryeqytetit, dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të rëndë,” shkroi Rama.
Ai theksoi se në këto momente të vështira, janë pranë familjes dhe të dashurve të Mustafës, duke e kujtuar atë me respekt. “Le të ruajmë kujtimin për të. U prehsh në paqe, Imri!” përfundoi ai. /Kosova.info/
