Rama: Shkolla fillore “Qamil Batalli” gati për vitin e ri shkollor me mësim gjithëditor dhe teknologji moderne

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se shkolla fillore “Qamil Batalli” është plotësisht e përgatitur për fillimin e vitit të ri shkollor, duke ofruar mësim gjithëditor dhe ambiente të pajisura me teknologji moderne.

“Me klasat e rinovuara dhe pajisje të reja, shkolla synon të krijojë një mjedis mësimor që inkurajon suksesin dhe përparimin e nxënësve”, ka shkruar Rama.

Ai ka thënë se, Drejtoria e Arsimit, e udhëhequr nga Jehona Lushaku Sadriu, ka theksuar përkushtimin për të përmirësuar cilësinë e arsimit në Prishtinë. /Kosova.info/

Go to TOP