Rama: Rruga “Rexhep Luci” po shndërrohet në zemrën e gjelbër të Prishtinës – përurimi në qershor

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se transformimi i rrugës ikonike “Rexhep Luci” është drejt përfundimit dhe përurimi do të bëhet gjatë muajit qershor. Ky projekt madhor po e kthen këtë rrugë nga një hapësirë e mbushur me vetura në një zonë moderne për këmbësorë, të gjelbër dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.

Sipas Ramës, përveç përmirësimeve estetike, projekti ka sjellë edhe zgjidhje thelbësore për banorët: janë ndërruar gypat e vjetër prej azbesti dhe është ndërtuar një rrjet i ri kanalizimi dhe ujërash. Kjo garanton shëndet dhe siguri për dekada të ardhshme.

“Po rikthejmë zemrën e qytetit aty ku i takon – tek këmbësorët”, u shpreh Rama duke theksuar rëndësinë e këtij projekti për jetën urbane dhe mirëqenien e qytetarëve të kryeqytetit. /Kosova.info/

Go to TOP