Rama: Rruga “Bob Dole” tashmë me katër korsi dhe infrastrukturë të re moderne
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për përfundimin e punimeve në rrugën “Bob Dole”, e cila tashmë është zgjeruar në katër korsi dhe është pajisur me infrastrukturë të plotë moderne.
Rama bëri të ditur se përveç zgjerimit të rrugës, janë vendosur edhe semaforë të rinj, trotuare të reja dhe sinjalizim bashkëkohor duke e kthyer këtë aks në një nga rrugët më funksionale dhe më të sigurta të kryeqytetit.
“Rruga ‘Bob Dole’ tash me 4 korsi ✅ semaforat e ri ✅ trotuar i ri ✅ sinjalizim ✅ Natën e mirë Prishtinë 💙,” ka shkruar Rama duke ndarë pamje të projektit të përfunduar.
Ky investim është pjesë e planeve të Komunës së Prishtinës për modernizimin e infrastrukturës rrugore dhe përmirësimin e qarkullimit urban në kryeqytet. /Kosova.info/
