Rama: Rikthehet shërbimi i Trafikut Urban

Shërbimi i Trafikut Urban në Prishtinë do të rikthehet nesër, pasi Komuna e Prishtinës ka realizuar menjëherë pagesën ndaj ndërmarrjes sapo Ministria e Financave ka alokuar mjetet e nevojshme. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari Përparim Rama, i cili ka njoftuar se të gjitha obligimet financiare janë përmbushur pa vonesa të mëtejshme.

Rama u kërkoi ndjesë qytetarëve për shqetësimet e ditëve të fundit duke theksuar se komuna ka vepruar me urgjencë për të rikthyer sa më shpejt shërbimin publik të transportit.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohje të veçantë për punëtorët e Trafikut Urban duke vlerësuar korrektësinë dhe angazhimin e tyre të palodhshëm në shërbim të kryeqytetit.

“Ju uroj punë të mbarë dhe shëndet!”, ka përfunduar kryetari Rama. /Kosova.info/


Go to TOP