Rama: Prishtina po bëhet qendër e debatit global për inteligjencën artificiale dhe inovacionin

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se kryeqyteti nuk po e pret të ardhmen, por po e krijon atë duke e lidhur Prishtinën me qendrat botërore të inovacionit dhe zhvillimit teknologjik.

“Në Kryeqytet të ardhmen nuk e presim, e krijojmë,” ka theksuar Rama duke shtuar se inteligjenca artificiale dhe teknologjitë e reja po e riformësojnë sigurinë, ekonominë dhe shoqërinë globale.

Ai ka vlerësuar rolin e Yll Bajraktarit, i cili po sjell në Prishtinë një debat strategjik mbi ndikimin e këtyre teknologjive duke hapur horizonte të reja për mendimin shkencor dhe përfshirjen e brezit të ri në proceset e inovacionit.

“Koha për të vepruar është tani – e ardhmja kërkon guxim, dije, partneritet dhe vizion – të cilat ne i kemi,” ka përfunduar Rama. /Kosova.info/


Go to TOP