Rama: Prishtina drejt transportit modern, financohen 15 autobusë elektrikë dhe 2 trama
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Kryeqyteti po avancon drejt modernizimit të transportit publik me mbështetjen e operatorëve në procesin e financimit për 15 autobusë elektrikë dhe dy trama.
Sipas Ramës, autobusët e rinj do të jenë modernë, më të qasshëm për qytetarët dhe plotësisht elektrikë duke kontribuar në uljen e ndotjes dhe përmirësimin e shërbimeve të transportit urban.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt një sistemi më të qëndrueshëm dhe më efikas të transportit publik në Kryeqytet”, ka theksuar ai.
Rama ka publikuar edhe pamje të autobusëve të rinj duke theksuar se investimet në transportin publik do ta afrojnë Prishtinën me standardet e qyteteve moderne evropiane.
“Prishtinën s’ka që e ndal”, ka shkruar ai duke e cilësuar projektin si pjesë të transformimit të madh urban të Kryeqytetit. /Kosova.info/
