Rama pret kryetarin e Strugës, Mendi Qyra: Fokus në promovimin e përbashkët turistik

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në Odën e Kryeqytetit kryetarin e Strugës, Mendi Qyra, në një takim ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy qyteteve.

Rama vlerësoi Strugën si një qytet me pasuri të jashtëzakonshme historike, kulturore dhe turistike duke theksuar rëndësinë e promovimit të përbashkët të këtyre vlerave.

Gjatë takimit, palët diskutuan mundësitë konkrete për bashkëpunim në fushën e turizmit, me synim rritjen e vizibilitetit dhe krijimin e ofertave të përbashkëta për vizitorët.

Kryeqyteti i Kosovës mbetet i përkushtuar për ndërtimin e urave të bashkëpunimit me qytetet shqiptare në rajon duke synuar zhvillim të qëndrueshëm dhe përfitime për qytetarët e të dy vendeve. /Kosova.info/


Go to TOP