Rama për vdekjen e Liljana Cingut: La zbrazur fronin e mbretëreshës së valles shqiptare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas vdekjes së valltares së njohur të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, Liljana Cingut.

Rama është shprehur se vdekja e saj ka lënë të zbrazur fronin e mbretëreshës së valles shqiptare.

“Lamtumirë. Ikja e Lili Cingut lë zbrazur fronin e mbretëreshës së valles shqiptare. U prehtë në paqe”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.

Go to TOP