Rama për mbylljen e TikTok-ut: U konsultuam me 65 mijë prindër dhe mësues
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas vendimit të qeverisë për mbylljen e përkohshme të aplikacionit TikTok.
Ai në rrjetin social X tha se vendimi për mbylljen e përkohshme të aplikacionit u mor pas konsultimit me 65 mijë prindër e mësues.
“Vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTokut është, e para, një vendim i marrë në konsultimin e gjerë me 65 mijë prindër e mësues dhe e dyta, është një vendim i marrë pasi u ngritën kapacitetet e nevojshme teknike, ndërkohë që ne jemi në një dialog shumë pozitiv me kompaninë, e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri për të na paraqitur qoftë një sërë masash për rritjen e sigurisë për fëmijët, përfshirë edhe në gjuhën shqipe, qoftë disa risi në shërbim të mësimeve e të studimeve. Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi”, ka shkruar Rama. /Kosova.info/
Vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTokut është e para një vendim i marrë në konsultimin e gjerë me 65 mijë prindër e mësues dhe e dyta, është një vendim i marrë pasi u ngritën kapacitetet e nevojshme teknike, ndërkohë që ne jemi në një dialog shumë pozitiv me kompaninë, e…
— Edi Rama (@ediramaal) March 6, 2025
