Rama pas mbledhjes së fletushkave të PD-së: Mjedisi nuk është as i majtë as i djathtë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar një video në Facebook, ku ai shihet duke i mbledhur fletushkat në kuvend.

“Mjedisi nuk është as i majtë as i djathtë dhe respekti për mjedisin është në radhë të parë respekt për veten, për njëri-tjetrin, për fëmijët tanë”, shkroi Rama.

“Hedhja e mbeturinave përtokë mu në dyshemenë e Kuvendit, kur njerëzit ndjekin ditën e parë në punë të përfaqësuesve të tyre, nuk është as mesazh politik, as gjest civil, as shprehje njerzillëku”.

Go to TOP