Rama, pas marrëveshjes për udhërrëfyesin për energji mes Kosovës dhe Serbisë: Kjo është rruga e duhur
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për udhërrëfyesit për energji mes Kosovës dhe Serbisë.
Rama tha se kjo është rruga e duhur, ndërsa të tjerat humbje kohe, duke e rrejt vetën.
“Gjë shumë e mirë marrëveshja e firmosur mes Kosovës e Serbisë për energjinë në Veri. Kjo është rruga e duhur. Të tjerat janë humbje kohe duke rrejt veten!”- tha Rama.
Gjë shumë e mirë marrëveshja e firmosur mes Kosovës e Serbisë për energjinë në Veri. Kjo është rruga e duhur. Të tjerat janë humbje kohe duke rrejt veten!
— Edi Rama (@ediramaal) June 21, 2022
