Rama apel qytetarëve: Një minutë parkim i gabuar mund t’ju kushtojë 100€ – respektoni rregullat!
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë thirrje për respektimin e rregullave të qarkullimit duke paralajmëruar qytetarët se parkimi i gabuar, qoftë edhe për vetëm një minutë në korsinë e qarkullimit, do të ndëshkohet me gjobë prej 100 eurosh.
“Parkimi i gabuar bllokon rrugët, pengon lëvizjen e këmbësorëve dhe shkakton kaos në trafik,” theksoi Rama.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mendojnë për të tjerët dhe të tregojnë kujdes e respekt ndaj rregullave të komunikacionit për një qytet më të sigurt dhe më të organizuar. /Kosova.info/
