Rama: Opera “María de Buenos Aires” magjeps Prishtinën – Kryeqyteti kthehet në skenë të artit botëror

Kryeqyteti i Kosovës është shndërruar në një qendër të gjallë të artit botëror me interpretimin e operës “María de Buenos Aires” të kompozitorit të famshëm Astor Piazzolla. Shfaqja solli emocion, art dhe pasion në zemrën e Prishtinës duke i dhuruar publikut një përjetim të jashtëzakonshëm kulturor.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, theksoi se kjo ngjarje është dëshmi e vizionit për ta kthyer kryeqytetin në një skenë të madhe të artit ndërkombëtar, ku kultura nuk thjesht prezantohet, por përjetohet me ndjenja të thella.

“Ky është kryeqyteti që e kthen artin në përjetim”, u shpreh Rama duke përgëzuar artistët për performancën e mrekullueshme dhe publikun për mbështetjen e vazhdueshme ndaj ngjarjeve kulturore që e pasurojnë jetën e qytetit. /Kosova.info/


Go to TOP