Rama: Një hapësirë të bllokuar nga makinat e kthyem në park për qytetarët

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për një tjetër ndërhyrje urbane që synon rritjen e hapësirave të gjelbra dhe lehtësimin e qarkullimit në kryeqytet.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama ka bërë të ditur se një hapësirë që më parë ishte e mbushur me makina është transformuar në park për qytetarët.

“Një hapësirë të bllokume prej kerreve e kemi kthy n’park. Një prej intervenimeve të vogla që po e ndihmon Prishtinën me frymu lirshëm. Këmbësori, prioriteti ynë,” ka shkruar ai. 🌳🫧

Kryetari Rama ka theksuar se projekte të tilla të vogla, por me ndikim të madh urban, janë pjesë e vizionit për ta bërë Prishtinën një qytet më të gjelbër, më të qasshëm dhe më miqësor për këmbësorët.

Ky transformim është një ndër disa nisma që Komuna e Prishtinës po zbaton për të liruar hapësirat publike të zëna nga automjetet dhe për t’i kthyer ato në zona relaksuese e ekologjike për qytetarët. /Kosova.info/


Go to TOP