Rama: Nis zyrtarisht projekti për rindërtimin e Kadastrës në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka nisur zyrtarisht implementimin e Projektit për Rindërtimin e Kadastrës në Kryeqytet, në një takim informues me qytetarët të mbajtur sot. Projekti po realizohet në bashkëpunim me Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe synon harmonizimin e gjendjes faktike të pronave me regjistrat zyrtarë.

“Kjo nismë është tejet e rëndësishme për të gjithë qytetarët, sepse do të shmangë paqartësitë pronësore dhe do të rrisë sigurinë juridike,” deklaroi Rama duke theksuar se procesi do të zhvillohet pa asnjë kosto për qytetarët.

Projekti do të përqendrohet në zonat më dinamike të Prishtinës, aty ku nevoja për rishikim të të dhënave kadastrale është më e madhe. Sipas Ramës, ky është një hap drejt ndërtimit të një sistemi më të drejtë, më të qartë dhe më efikas të menaxhimit të pronës në kryeqytet. /Kosova.info/


Go to TOP