Baraliu: Norma në Kushtetutë thotë se kur dorëhiqet kryeministri, bie qeveria

Profesori i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu ka folur për letrën e dorëheqjes së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Baraliu tha se e konsideron Kurtin si kryeministër të dorëhequr, por tha se nëse forma nuk është e mjaftueshme, ashtu siç po kundërshtojnë partitë opozitare, atëherë munden edhe ministrat veç e veç ta bëjnë një gjë të tillë.

“Tani në këtë rast, kemi kuvendin jashtë mandatit dhe qeverinë jashtë mandatit. Kurti ia ka ofruar kryetarit të kuvendit, për të cilën Rregullorja e Kuvendit që e kanë miratuar jo vetëm partia në pushtet por edhe këta që po e kundërshtojnë”.

“Por është edhe një normë në Kushtetutë që thotë se me dorëheqjen e kryeministrit bie krejt qeveria, që do të thotë nuk kanë nevojë ata veç e veç të japin dorëheqje”, tha Baraliu në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Më tej, ai u shpreh se Kurti nuk mund të jetë në të njëjtën kohë edhe kryeministër edhe deputet.


Go to TOP