Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarët
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se po kryhet pastrimi i mbeturinave sipërfaqësore në MAT-1.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që mbeturinat t’i hedhin në kontejnerët e dedikuar dhe të ruajnë pastërtinë.
“Po kryhet pastrimi i mbeturinave sipërfaqësore në MAT-1. Lusim qytetarët që mbeturinat t’i hedhin në kontejnerët e dedikuar, në mënyrë që të ruhet pastërtia dhe rendi publik”, ka shkruar Rama. /Kosova.info/



