Rama nga Bujanoci: Bashkëpunimi mes komunave hap më shumë mundësi për të rinjtë

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka qëndruar sot në Bujanoc, ku u takua me Kryetarin e Komunës, Arbër Pajaziti, për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit ndërkomunal në funksion të të rinjve.

Gjatë takimit, Rama theksoi se bashkëpunimi mes Prishtinës dhe Bujanocit krijon më shumë mundësi për të rinjtë, kudo që ata jetojnë duke vënë theksin në projekte konkrete në fushën e sportit, kulturës dhe hapjen e hapësirave të reja rinore.

Vizita u shënua edhe me pjesëmarrjen në finalen e turneut tradicional të futsallit “BU CUP 2025”, ku sporti, sipas Ramës, dëshmoi edhe një herë se është gjuhë e përbashkët që bashkon të rinjtë dhe komunitetet, përtej kufijve administrativë.

Kryetari i Prishtinës vlerësoi organizimin e turneut dhe angazhimin e Komunës së Bujanocit në promovimin e aktiviteteve sportive dhe rinore duke theksuar se iniciativa të tilla forcojnë lidhjet mes qyteteve dhe kontribuojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për brezat e rinj. /Kosova.info/


Go to TOP