Rama në terren me zjarrfikësit dhe ekipet emergjente në lagjen Kalabria

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë në terren bashkë me zjarrfikësit, policinë dhe ekipet emergjente mjekësore për të ndjekur nga afër situatën në lagjen Kalabria, pas një ngjarjeje emergjente që kërkoi reagim të menjëhershëm institucional.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama ka falënderuar të gjitha ekipet që janë të angazhuara në menaxhimin e situatës duke vlerësuar përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre.

“Jemi së bashku me zjarrfikësit, policinë dhe ekipet emergjente mjekësore në terren, për të ndjekur nga afër situatën në lagjen Kalabria. Falënderojmë të gjitha ekipet emergjente dhe Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca për përkushtimin dhe punën maksimale që po bëjnë për sigurinë e qytetarëve,” ka shkruar Rama. /Kosova.info/


Go to TOP