Rama ndërhyn në Veternik: Ndërpritet puna e kompanisë që shkaktoi dëme për banorët
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, vizitoi sot vendpunishten e një kompanie të cilësuar si e papërgjegjshme, e cila nuk ka respektuar standardet e punës, duke shkaktuar dëme për banorët në rrugën “Afërdita Ukshini” në lagjen “Veternik”. Pas inspektimit, puna e kësaj kompanie është ndalur dhe Rama ka paralajmëruar masa të mëtejshme kundër saj.
Ekipet e Kryeqytetit janë angazhuar për të riparuar dëmet e shkaktuara dhe për të siguruar që situata të rikthehet në normalitet sa më shpejt.
Kryetari Rama u zotua se do të ketë mbikëqyrje më të rreptë të punimeve publike për të shmangur incidente të tilla në të ardhmen. /Kosova.info/
