Rama mbërrin në Beograd për konferencën rajonale

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur në Beograd për koonferencën rajonale për mundësitë e zhvillimit të energjisë së ripërtëritshme në rajon.

“Në Beograd për Konferencën Rajonale të organizuar nën kujdesin e Qeverisë së Norvegjisë, mbi ‘Mundësitë e zhvillimit të energjisë së ripërtëritshme në Ballkanin Perëndimor’ dhe bashkëpunimin e vendeve të rajonit për sigurinë energjitike”, ka njoftuar Rama.
Në të do të marrin pjesë liderë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe drejtues e përfaqësues të kompanive norvegjeze në fushën e energjisë.

Kjo, për të diskutuar mbi perspektivën e investimeve në energjinë hidrike, diellore dhe të erës në vendet e Ballkanit Perëndimor.

E gjitha me synimin e shtimit të përpjekjeve të përbashkëta për tranzicionin e gjelbër në fushën e energjisë.

Go to TOP