Rama: Kush mohon historinë, s’e meriton ta udhëheqë qytetin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur për vizionin e tij për kryeqytetin dhe rëndësinë e ruajtjes së respektit ndaj atyre që kanë kontribuar në të kaluarën. Në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu, Rama theksoi se Prishtina duhet të ndërtohet mbi vlera, mirënjohje dhe bashkëpunim.
“Kush mohon historinë dhe kontributin e tjetrit, nuk meriton ta udhëheqë qytetin,” deklaroi ai duke shtuar se puna për Prishtinën kërkon respekt për të kaluarën dhe vizion të qartë për të ardhmen.
Rama kujtoi edhe nderimin që i është bërë Rexhep Lucit në sheshin që mban emrin e tij duke e quajtur atë një simbol të përkushtimit për qytetin. “Në sheshin Rexhep Luci nderuam një vepër dhe kontributin e tij. Ashtu do të vazhdojmë – me respekt për të kaluarën dhe sy nga e ardhmja,” përfundoi Rama. /Kosova.info/
