Rama: Kryeqyteti mbulon qiranë për gjashtë muaj për familjet e prekura nga vërshimet
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka bërë të ditur se për familjet e prekura nga vërshimet janë siguruar banesa me qira, të cilat do të mbulohen financiarisht nga Kryeqyteti për një periudhë gjashtëmujore.
Rama njoftoi se sot ka vizituar disa nga familjet që janë evakuuar nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Kryeqytet duke u njohur nga afër me gjendjen dhe nevojat e tyre pas situatës së krijuar nga vërshimet.
Ai theksoi se institucionet e Kryeqytetit do të vazhdojnë të jenë të angazhuara maksimalisht për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve duke ofruar mbështetje të vazhdueshme për familjet e prekura deri në stabilizimin e plotë të situatës. /Kosova.info/
