Rama: Kryeqyteti do të jetë pranë atyre që kanë paguar çmimin e lirisë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka takuar sot përfaqësues të kategorive civile të luftës, duke theksuar se Komuna do të qëndrojë gjithmonë pranë atyre që kanë bartur plagët e së kaluarës.

Rama njoftoi se për këto kategori do të ketë mbështetje konkrete, përfshirë bileta falas në transportin urban, si dhe hapësira të dedikuara për aktivitetet dhe nevojat e tyre komunitare.

“Ne jemi këtu për t’i mbështetur, jo vetëm me fjalë, por me vizion të qartë dhe veprime konkrete”, shkroi Rama.

Go to TOP