Rama: Komuna e Prishtinës ndal dritat në solidaritet me familjet e të pagjeturve
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka ndalur sonte dritat e objektit të Komunës në shenjë solidarizimi me familjet e personave të pagjetur nga lufta.
Në mesazhin e tij, Rama theksoi se në këtë ditë përkujtimi, Prishtina qëndron pranë këtyre familjeve, me respekt të thellë për qëndresën, forcën dhe përkushtimin e tyre të palëkundur për zbardhjen e së vërtetës.
“Është obligim moral dhe njerëzor që asnjëherë të mos harrojmë të pagjeturit dhe të qëndrojmë krah familjeve të tyre në kërkim të drejtësisë dhe së vërtetës,” u shpreh Rama. /Kosova.info/
