Rama: Kode Labs, shembull i inovacionit që po e çon Prishtinën në skenën globale

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vlerësuar lartë kompaninë Kode Labs, e cila po e pozicionon kryeqytetin në një nivel ku inovacioni ndërthuret me ambicien globale.

“Me teknologji të përdorura tashmë në katër kontinente, Kode Labs po krijon hapësira të reja për talentin e të rinjve dhe po kontribuon ndjeshëm në zhvillimin e ekonomisë digjitale të Prishtinës”, ka thënë ai..

Rama theksoi se Prishtina do të jetë gjithmonë pranë atyre që sjellin zhvillim, mundësi dhe standarde të reja të inovacionit, duke nënvizuar se suksesi i kompanive të tilla është një motor i rëndësishëm për të ardhmen teknologjike të qytetit. /Kosova.info/


Go to TOP