Rama: Gjimnazi “Sami Frashëri” digjitalizohet me 33 smartboard
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se të gjitha klasat e gjimnazit “Sami Frashëri” janë pajisur me tabela të mençura (smartboard), duke e shndërruar këtë shkollë në një model të arsimit modern në kryeqytet.
Sipas Ramës, 33 tabelat e reja mund të përdoren në tre mënyra të ndryshme duke mundësuar një mësimdhënie më interaktive dhe efikase. Ai theksoi se investimi në teknologji është thelbësor për rritjen e cilësisë së arsimit dhe përgatitjen më të mirë të nxënësve për të ardhmen.
“Kjo është një arritje e madhe për arsimin në Prishtinë. Po investojmë në një mësimdhënie moderne, ku teknologjia vihet në shërbim të dijes,” deklaroi Rama. /Kosova.info/
