Rama: Gjeneralit Timothy Orr mirënjohje për kontributin në forcimin e FSK-së dhe miqësinë Kosovë-SHBA
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur respekt dhe mirënjohje të veçantë për Timothy Orr duke e cilësuar atë si një mik të madh të Kosovës dhe një kontribuues të jashtëzakonshëm në ndërtimin dhe konsolidimin e Forca e Sigurisë së Kosovës sipas standardeve të NATO-s.
Rama ka vlerësuar rolin e Orr në partneritetin me Iowa National Guard, përmes të cilit, sipas tij, janë forcuar kapacitetet e FSK-së dhe është thelluar miqësia e përhershme mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai gjithashtu ka falënderuar Drilon Zogaj për organizimin e pritjes së veçantë, si dhe YMCA për kontributin e tyre duke shprehur mirënjohje për të gjithë shqiptarët dhe amerikanët që morën pjesë në pritjen e mbajtur në Konsullatën e Kosovës.
“Kosova është përherë mirënjohëse ndaj miqve të saj”, ka theksuar Rama. /Kosova.info/
